Prindërit sot nuk mendojnë vetëm të kenë rroba të bukura për beben, por edhe të sigurta për lëkurën dhe sa më pak të dëmshme për mjedisin. Rrobat e qëndrueshme për fëmijë janë bërë zgjedhje e domosdoshme për shumë familje – jo luks. Në këtë artikull do të shpjegojmë pse ia vlen të investoni në cilësi, jo në sasi, dhe si mund ta bëni këtë pa shpenzuar më shumë se duhet.
Më shumë siguri për lëkurën e ndjeshme të bebes
Lëkura e të porsalindurve është shumë më e hollë dhe më e ndjeshme se e të rriturve. Materialet e lira, sintetike ose të trajtuara me shumë kimikate mund të shkaktojnë irritime, skuqje dhe alergji.
Rrobat e qëndrueshme zakonisht:
-
Përdorin pambuk cilësor (shpesh organik)
-
Kanë më pak kimikate në procesin e prodhimit
-
Janë më të buta dhe më të ajrosshme për lëkurën e bebes
Te batanijet tona dy shtresore 100% pambuk organik e shihni qartë ndryshimin në prekje dhe cilësi.
Rroba të qëndrueshme (kursejnë para)
-
Mban formën edhe pas shumë larjeve
-
Nuk zbehet ngjyra lehtë
-
Mund të përdoret për fëmijën e dytë, ose t’i kalojë një familjari
Në vend që të blini 10 sete të lira që prishen shpejt, është më logjike të keni disa komplete cilësore që bëjnë punë më mirë dhe më gjatë.
Më pak mbeturina tekstili, më shumë përgjegjësi
Industria e modës është një nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Kur blen rroba të lira, që prishen shpejt, je pjesë e këtij cikli. Kur zgjedh veshje të qëndrueshme:
-
Blen më rrallë
-
Shfrytëzon çdo produkt më gjatë
-
Kontribuon në një konsum më të zgjuar dhe më të ndërgjegjshëm
Te Hello Baby Box fokusohemi në materiale cilësore, si pambuku i butë dhe i ajrosshëm, në mënyrë që prindërit të mos shqetësohen për çdo larje.
Si ta dalloni një produkt më të qëndrueshëm për beben tuaj?
Disa pika praktike për prindërit kur zgjedhin:
-
Lexoni etiketën e materialit (pambuk, përbërja…)
-
Shikoni qepjet dhe detajet – a duken të punuara mirë?
-
Prekni pëlhurën – a është e butë, pa “gërrvishtje”?
-
Shmangni printet shumë agresive dhe kimikatet e forta në larje.
Nëse nuk jeni të sigurt, filloni me produktet bazë: batanije, shpihoze dhe setet e para për 0–3 muaj dhe ndërtoni garderobën e bebes rreth tyre.
Përfundim: cilësia është investimi më i mirë për beben
Në fund, rrobat e qëndrueshme për fëmijë nuk kanë të bëjnë vetëm me “modën e gjelbër”, por me shëndetin e bebes, rehati më të madhe dhe kursim afatgjatë. Nëse jeni duke përgatitur garderobën e parë për të porsalindurin, filloni me pak, por zgjidhni me kujdes.
Shikoni koleksionet tona për të porsalindur dhe zgjidhni setet që janë të buta për lëkurën e bebes dhe të qëndrueshme në përdorim.