Set Veror Premium për të Porsalindur – 10 Pjesë
- Përshkrimi
I punuar nga 100% pambuk Jacquard, ky set veror ofron rehati maksimale për të porsalindurit gjatë ditëve të nxehta. Struktura e veçantë me mikropore në të gjithë sipërfaqen mundëson ajrosje të dyfishtë, qarkullim të vazhdueshëm të ajrit dhe ndihmon në rregullimin natyral të temperaturës së trupit, duke mbajtur beben të freskët dhe komode.
Materiali është jashtëzakonisht i butë, thith lagështinë, lejon lëkurën të marrë frymë dhe është i përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme.
Seti përmban:
• Batanije dy shtresore
• Benkicë me mëngë të shkurta (jakë amerikane)
• Benkicë me mëngë të gjata (hapje anash)
• Pantallona me këmbë
• Pantallona pa këmbë
• Shpihoze me këmbë
• Thes gjumi me mëngë të gjata dhe zinxhir
• Përparëse
• Doreza
• Kapelë
Përbërja: 100% Pambuk Jacquard
Sezoni: Pranverë / Verë
Përshtatshëm për: Të porsalindur
Udhëzime për mirëmbajtje:
• Lani në 30°C me program delikat.
• Mos përdorni zbardhues.
• Hekuroseni në temperaturë të ulët.
• Rekomandohet tharja në ajër për të ruajtur butësinë dhe cilësinë e materialit.
Produkti mund të kthehet nëse ka defekt pa kosto. Për ndrrim të produktit paguhet kosto e postës 2€.
Transporti falas mbi 50€ blerje në Kosovë dhe mbi 70€ në Shqipëri dhe Maqedoni.
Set Veror Premium për të Porsalindur – 10 Pjesë
- Kombino me